Politikat e privatësisë


Për ne është shumë e rëndësishme që ju të bëni blerje të sigurta në monalli.com.

Mbrojtja e privatësisë tuaj

MONALLI nuk mbledh personalisht të dhëna për përdoruesit, përpos disa të dhënash që kërkojnë shërbimet e integruara për ju të cilat i kemi specifikuar më poshtë, e që kryesisht janë shënime të përgjithshme në lidhje me adresën tuaj elektronike, moshën tuaj, gjininë, llojin e pajisjes me të cilin jeni kyçur në faqen tonë, dhe IP adresën e shpërndarësit të rrjetit tuaj.

Të gjitha këto të dhëna mblidhen me të vetmin qëllim që t’jua mundësojmë qasjen në përmbajten e plotë të faqes.

MONALLI ju siguron që ASNJË nga të dhënat tuaja nuk do të ndahet me asnjë palë të tretë përderisa ju nuk pajtoheni me kushtet e politikës së privatësisë. Ne e vlerësojmë të drejtën tuaj për privatësi dhe do t’i nënshtrohemi kërkesës suaj që t’i largojmë shënimet tuaja nëse figurojnë si të tilla.

MONALLI përmes faqes nuk kërkon nga ju asnjë të dhënë për t’u regjistruar. Sidoqoftë, kodet e integruara nga “Google Analytics” mund të përdorin të dhëna që specifikojnë ndarjet që i kemi cekur më lart tek përmbledhja. Kjo nuk do të thotë që një palë tjetër ka qasje në këto të dhëna përpos MONALLIT dhe ne i mbrojmë ato me çdo kusht, ashtu siç kërkohet me ligj.

Ky lajmërim është përditësuar më 31 gusht 2021 që të reflektojë përputhshmërinë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të dhënave personale si dhe standardet GDPR.

MONALLI mbledh dhe përpunon të dhënat në disa raste, si më poshtë:

  • kur kontaktoni ekipin tonë të Shërbimit të Klientit online ose përmes telefonit
  • kur merrni pjesë në sondazhe, gara ose promovime
  • kur krijoni një profil përdoruesi në monalli.com
  • kur regjistroheni për MONALLI Telegram
  • kur vlerësoni produktet tona në monalli.com

Të gjitha të dhënat tuaja që mblidhen dhe përpunohen në monalli.com, kanë të vetmin qëllim përmirësimin e përvojës së blerjes tuaj si dhe të bërit e një marketingu sa më të mirë që ka për qëllim plotësimin e nevojave dhe përmbushjen e kërkesave të klientëve. 

Të dhënat tuaja si emri, mbiemri dhe emaili do të përdoren me qëllim të përfundimit të procesit të porosisë si dhe përgaditjes së faturave, apo edhe përfundimit të sondazheve të ndryshme të krijuara nga kompania. 

MONALLI garanton që numri juaj i telefonit nuk do të përdoret për shitje e as për promocion, por do të kontaktoheni vetëm në rast të ndonjë problemi eventual me porosinë tuaj apo në rast të nevojës për konfirmim nga ana juaj. Gjithashtu në rastet e konsultimit në lidhje me dërgesën deri tek adresa juaj.

MONALLI nuk bën asnjëherë shpalosje, shitje apo transferim të të dhënave tuaja tek palët e treta për asnjë arsye.

Gjatë pagesave në ww.monalli.com informacioni në lidhje me pagesën tuaj nuk mund të jetë i qasshëm nga palë të treta të padëshiruara. Prandaj ne përdorim një lidhje të sigurt e cila siguron privatësinë e të dhënave në lidhje me pagesën tuaj nga palët e treta. 

Përdorimi i cookies

Cookies janë teknologji të cilën e përdor www.monalli.com me qëllim të përmirësimit të përvojës tuaj të blerjes në platformën tonë. Cookies ndihmon në mledhjen e të dhënave në lidhje me përdorimin e web faqes tonë. Kjo gjë nënkupton se web faqja jonë ju mban në mend kur i ri-qaseni dhe na lejon që të mund të krijojmë një statistikë mbi mënyrën se si ju dhe përdorues të tjerë silleni në web faqen tonë.

Kur kyçeni në web sajtin tonë për herë të parë, do të shfaqet një faqe ku ju mund të pranoni apo refuzoni “cookies”. Gjithashtu ju mund të ndryshoni pëlqimin tuaj për cookies tonë në çdo kohë apo të fshini cookies në www.aboutcookies.org.

Vetitë tuaja ne faqen tonë të marrura nga cookies do të fshihen automatikisht pas 12 muajsh.

Abonimet në MONALLI Telegram

Abonimi në “MONALLI Telegram” do të thotë dhënia e të informatave tuaja në një formë të gatshme të përgaditur në faqen tonë. Të njejtat të dhëna përdoren për të bërë shpërndarjen e informacioneve të kompanisë. Më të rejat mbi kompaninë, oferta, broshura dhe informata të tjera të rëndësishme do të shpërndahen në e-mailet të cilat mblidhen në databazën tonë. Të njejtat të dhëna do të ruhen me konfidencialitet të plotë në data bazën e MONALLI-t dhe nuk do të përdoren asnjëherë nga palët e treta apo për arsye të tjera.

Ju do të pranoni e-maile nga ne vetëm në rast se jeni regjistruar në telegram dhe keni pranuar kushtet e përdorimit. 

Çdo person ka mundësinë dhe të drejtën të heqë abonimin nga telegrami dhe këtë mund ta bëjë në çdo e-mail elektronik që vjen nga MONALLI. Thjesht, në çdo e-mail keni opsionin në fund të emailit, unsubscribe. Ky opsion do të ju fshijë juve nga lista e telegram dhe ju nuk do të pranoni më e-maile nga MONALLI Telegram.

E-maili juaj ruhet në data bazën tonë vetëm pas pëlqimit që ju keni dhënë dhe në asnjë rast tjetër.

Shporta juaj

Shporta është e zbrazët
Shporta duke u përditësuar!