ENETrixie, Fontanë për ujë, 2 L




Trixie
Trixie, Fontanë për ujë, 2 L
Fontanë automatike për mace dhe qen të vegjël me kapacitet 2 L, që pasuron ujin me oksigjen, e filtron vazhdimisht dhe ofron hidratim të freskët gjatë gjithë ditës.
25.90€
SKU: 9179
Përshkrim
Fontana Trixie, është një zgjidhje praktike dhe higjienike për të siguruar ujë të pastër dhe gjithmonë të freskët për kafshën tuaj.
Me qarkullim të vazhdueshëm, uji oksigjenohet dhe mbetet i ftohtë, ndërsa filtri i integruar ndihmon në heqjen e papastërtive dhe qimeve.
Pajisja përfshin tregues të nivelit të ujit për kontroll të lehtë, një pompë të ndërrueshme për jetëgjatësi më të madhe dhe kabllo USB me mundësi lidhjeje në prizë.
E bërë nga plastika cilësore ky produkt është i lehtë për t’u pastruar dhe shumë i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në shtëpi.
Fontana është ideale për mace dhe për qen të vegjël që kanë nevojë për hidratim të rregullt, duke krijuar një burim uji të qetë, të pastër dhe të gjithmonë të qasshëm.









