MONALLI, nuk është koncept i ri. MONALLI është evolucion i një koncepti që na ka shoqëruar nga 1996 me themelimin e MONUNI (më parë e njohur si Fauna).

MONUNI është themeluar me vetëm një çantë barnash veterinare dhe pasionin e madh për të bërë një ndikim me rëndësi. Tani përmes MONALLI, ky ndikim është më afër.

E profiluar në dy fusha, atë të bujqësisë dhe të kafshëve të shoqërimit, MONALLI ofron një lëmi të gjerë produktesh, të dedikuara për të përmbushur jo vetëm nevojat bazike por dhe të gjitha kërkesat specifike.

Ne bëjmë ndikimin që ka rëndësi. Rrjedhimisht, ajo që është e
rëndësishme për ju, është e rëndësishme edhe për ne. Prandaj, çdo
detaj i yni është krijuar për të ofruar gjithmonë të njëjtin nivel kujdesi
dhe çdo punë e jona bëhet me qëllim që të krijoj ndikim pozitiv.

Çdo produkt në www.monalli.com është hulumtuar dhe analizuar
me kujdes nga dy sektoret e tona të MONUNI Agriculture dhe MONUNI Pets.

Të gjitha produktet në www.monalli.com janë të fotografuara në
studio të kompanisë. Si të tilla, produktet janë identike me
përshkrimin dhe specifikat e ofruara.

Ky është një kapitull i ri dhe ne ju ftojmë të jeni pjesë e tij.

Shporta juaj

Shporta është e zbrazët
Shporta duke u përditësuar!