Norbrook, Pestigon, për mace, 0.5ml

3,00 

Pestigon është produkt kundër parazitëve të jashtëm, për përdorim në lëkurë, që parandalon dhe trajton infestimin me pleshta dhe rriqra tek macet.
Paketimi përmban një pipetë.

1000 In stock

Sasia

Përshkrim

Pestigon është një zgjidhje efikase për trajtimin dhe parandalimin e infestimit me pleshta (Ctenocephalides spp) dhe rriqra (Dermacentor reticulatus, Ixodes ricinus, Rhipicephalus sanguineus) tek macet.
Ky produkt përmban 50mg Fipronil, një përbërës aktiv që siguron aktivitet insekticid kundër infestimeve të reja me pleshta të rritur deri në 5 javë. Aktiviteti akaricidal zgjat deri në 2 javë kundër rriqrave.
Produkti gjithashtu mund të përdoret për trajtimin e dermatitit alergjik të shkaktuar nga pleshtat.

Vetëm për përdorim të jashtëm!
Aplikohet direkt në lëkurë bazuar në peshën e maces duke larguar qimet në mes të shpatullave, në mënyrë që të duket lëkura dhe të shtrydhet pipeta në dy vende afër njëra-tjetrës.
Ky produkt nuk lejohet të përdoret në macet më të reja se 8 javë dhe me peshë nën 1kg.

Produktet e shikuara së fundmi