PanAgro, Pan Magnum Gel, Insekticid në formë xheli, 60 g

10,00 

Insekticid në formë xheli për kontrollin e furrtareve dhe buburrecave me ngjyrë të zezë dhe të kaftë, i përshtatshëm për ambiente të mbyllura.

142 In stock

Sasia

Përshkrim

Pan Magnum Gel nga PanAgro, është një insekticid në formë xheli me përmbajtje Fipronil 0.05%, i destinuar për përdorim të përgjithshëm dhe profesional në kontrollin e furrtareve dhe buburrecave me ngjyrë të zezë dhe të kaftë.
Përdoret në ambiente të mbyllura si ndërtesa banimi, kuzhina, spitale, qendra shëndetësore, restorante, magazina, fabrika, dyqane, punëtori dhe transport publik.
Produkti duhet të aplikohet vetëm në zona ku nuk do të laget ose pastrohet me ujë, për të shmangur heqjen e xhelit.
Nuk duhet të përdoren insekticide apo repelentë të tjerë në të njëjtat zona ku është aplikuar xheli. Ky xhel ofron një mënyrë të qëndrueshme dhe të fshehtë të luftimit të insekteve në ambiente të ndjeshme.

Produktet e shikuara së fundmi