Përshkrim
Pancid Plus nga PanAgro, është një insekticid i lëngshëm me përmbajtje Alfa cypermethrin 5.77%, i formuluar për luftimin e merimangave të kuqe të pulës, buburrecave dhe milingonave.
Ky produkt mund të përdoret në ndërtesa banimi, kuzhina, institucione shëndetësore, restorante, objekte ushqimore, ferma dhe ambiente tregtare apo industriale.
Dozimi: nëse spërkasim vetëm ambientin ku qëndrojnë shpezët, 10 ml tretet në 1 L ujë. Nëse spërkasim së bashku, shpezët dhe kotecin atëherë dozimi bëhet 10 ml në 2 L ujë.
Vëmendje: nuk duhet të aplikohet drejtëpërdrejtë mbi shpendët gjatë rrotullimit.
Para trajtimit është e nevojshme të largohen burimet alternative të ushqimit nga zona. Në objektet për shpendë, aplikimi duhet të bëhet në fillim të ndërrimit, duke trajtuar kafazet, foletë, dyshemetë dhe çarjet ku mund të fshihen merimangat.