PanAgro, Pancid Turbo, Insekticid i lëngshëm, 100 ml

5,00 

Insekticid me spektër të gjerë për kontrollin e merimangave të kuqe dhe insekteve zvarritëse i përshtatshëm për ambiente banimi, komerciale dhe ferma.

186 In stock

Sasia

Përshkrim

Pancid Turbo nga PanAgro, është një insekticid i lëngshëm me përmbajtje Alfa cypermethrin 5.77%, i formuluar për kontrollin e merimangave të kuqe të pulës, buburrecave dhe milingonave.
Produkti është i përshtatshëm për përdorim në ndërtesa banimi, kuzhina, institucione shëndetësore, magazina, objekte ushqimore, restorante, ferma dhe mjedise për rritjen e shpendëve.
Përdoret duke përzier 10 ml në 2 L ujë, ose në 1 L ujë për sipërfaqe më të ndotura apo absorbuese.
Trajtimi bëhet me spërkatje në sipërfaqe, duke u përqendruar në zona të fshehta si çarje dhe qoshe. Para aplikimit, rekomandohet largimi i burimeve të ushqimit nga zonat e trajtuara.
Në objekte shpendësh, aplikimi duhet të bëhet para futjes së shpendëve në hapësirë.