Përshkrim
Pandez Chlor nga PanAgro, janë tableta klori 20 g me përmbajtje 90 % klor aktiv, të formuluara me Acid trikloroizocianurik (simclosene) për dozimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të klorit në ujin e pishinave.
Çdo paketim përmban 5 tableta me peshë totale 100 g. Tabletat treten ngadalë në ujë dhe ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme kundër baktereve, duke mbajtur ujin të pastër.
Rekomandohet vendosja e 5 – 6 tabletave në një enë plastike për çdo 10 m³ ujë, kur pishina nuk është në përdorim.
Koha e tretjes është 5 deri në 7 ditë, por shpejtësia e tretjes rritet nëse temperatura e ujit kalon 25°C.
Vlera optimale e pH duhet të jetë 7,2 – 7,6 dhe përqendrimi i klorit duhet të mbahet në mes 0,3 – 1,5 mg/L.