Përshkrim
I projektuar për të siguruar ngjitje të shkëlqyeshme dhe mbrojtje gjatë procesit të shartimit të fidanëve, ky shirit me spirale ofron elasticitet të lartë, duke mbrojtur dhe mbajtur në vend fidanët gjatë gjithë periudhës së shartimit.
Shiriti është bërë nga material fleksibil që garanton ngjitje të mirë dhe mbrojtje të fidanëve deri në marrjen e fidanëve të rinjë. Një rrotull prej 200 metrash mund të përdoret për shartimin e 400-500 fidanëve, duke e bërë atë një zgjidhje ekonomike dhe efektive për bujqësinë.