Përshkrim
Ena dyshe për qen Record përfshin dy tasa prej çeliku inox me kapacitet 0.75 litra secili, të vendosur në një mbështetëse metalike të qëndrueshme. Këmbët e mbështetëses janë të pajisura me goma kundër rrëshqitjes për stabilitet maksimal gjatë përdorimit. Të dy tasat janë të lëvizshëm dhe mund të pastrohen veçmas me lehtësi. E përshtatshme për ushqim dhe ujë, kjo enë është zgjidhje praktike dhe higjienike për përdorim të përditshëm në çdo ambient shtëpiak.