Përshkrim
Pancid nga PanAgro, është një përgatitje insekticide e lëngshme e koncentruar me bazë Permethrin (10%), Tetramethrin (2.5%) dhe Piperonyl Butoxide (2.5%) që tretet në ujë dhe aplikohet me spërkatje.
I përshtatshëm për luftimin e insekteve zvarritëse dhe fluturuese si buburrecat, milingonat, rriqrat, mushkonjat dhe mizat.
Produkti ka aromë të dobët, nuk lë njolla ose yndyrë dhe ofron efekt të zgjatur në mjedise të ndryshme si amvisëri, ferma, magazina, restorante, hotele dhe objekte të tjera publike.
Dozimi rekomandohet me 100 ml në 2.5 L ujë për insekte zvarritëse dhe 100 ml në 5 L ujë për insekte fluturuese.